POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat të Malit të Zi, pavarësisht paralajmërimeve të shërbimeve serbe të inteligjencës për rreziqe ndaj sigurisë së tij.

Pas takimit me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, Vuçiç tha se e konsideron të rëndësishme përfaqësimin e Serbisë në këtë forum rajonal. Ai deklaroi se në Tivat do të flasë hapur.

“Do të shkoj atje dhe do të them gjithçka që kam për këto lojëra të ndryshme ku Serbia paraqitet si ‘Rusia e vogël’, dhe ata janë si vendet baltike, gjithmonë të kërcënuara nga ne e kështu me radhë. Pra, do të flas për këtë, por në Mal të Zi”, u shpreh ai.

Vuçiç theksoi se nuk ka frikë të shprehë qëndrimet e tij dhe se disa çështje politike do t’i trajtojë gjatë samitit në Mal të Zi. Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të mbledhë liderët e rajonit dhe përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago
  • BREAKING NEWS

Përplasje me armë gjatë operacionit në Maliq, vritet një polic. Plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Maliq këtë të enjte, 4 qershor, ku gjatë…

15 orë ago