POLITIKE

“Bota është në kaos”, Putin dhe Jinping: Ne jemi fuqia stabilizuese

Bota është përfshirë nga kaosi, por partneriteti strategjik i Pekinit me Moskën, është një forcë për stabilitet mes ndryshimeve më të rëndësishme që janë parë në një shekull. Janë fjalët që presidenti kinez Shi Xhinpin i tha homologut rus Vladimir Putin, gjatë takimit të zhvilluar në kuadër të samitit të BRICS, që po mbahet në Kazan.

Gjatë muajit maj, udhëheqësit u zotuan për një epokë të re bashkëpunimi mes dy rivaleve më të fuqishëm të SHBA të cilën e konsideruan një shtet agresiv hegjemonist, që mbjell kaos rreth botës. Xi Jinping

“Bota sot, përballet me momente transformimi të papara në një shekull, të cilat po rezultojnë në një mjedis të trazuar ndërkombëtar. E megjithatë kam besim se miqësia e thellë dhe e qëndrueshme mes Kinës dhe Rusisë nuk do të ndryshojë, ashtu si ndjenja jonë e përgjegjësisë si fuqi të mëdha për botën dhe njerëzit”, u shpreh presidenti kinez, raporton A2.

Presidenti Putin e quajti Jinping, mik të dashur, dhe tha se partneriteti me Kinën ishte faktor stabiliteti në botë.

“Bashkëpunimi ruso-kinez në çështjet botërore është një prej faktorëve stabilizues në skenën botërore. Ne synojmë të thellojmë edhe më tej koordinimin në të gjitha platformat në mënyrë që të mundësojmë siguri globale dhe një rend të drejtë botëror”, tha Putin.

Presidenti kinez tha se BRICS, ishte platforma më e rëndësishme në botë, për solidaritet dhe bashkëpunim mes ekonomive e vendeve në zhvillim.

Organizatorja e samitit të BRICS, Rusia, e sheh atë si një mundësi për të sfiduar ndikimin e perëndimit në çështjet globale dhe për të treguar se përpjekjet për ta izoluar Moskën kanë dështuar.36 vende dhe 20 krerë shtetesh po marrin pjesë ne samit, mes të cilëve edhe presidenti iranian dhe kryeministri indian.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

6 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

16 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

20 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

20 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

23 orë ago