David Bennet është personi i parë në botë që i është bërë transplantimi në zemër, duke e marrë një të tillë të modifikuar nga një derr. Djali i tij, David Bennett Jr, ka deklaruar për BBC-në se një operacion i tillë i rrallë ishte shumë vështirë i besueshëm, e të njëjtin e quajti delir.
Bennett tha se doktorët “i propozuan” marrjen e zemrës së një derri, pasi zemra e njeriut në këtë rast nuk do të ishte “e preferueshme”.
Transplanti ishte shpresa e fundit për jetë e Bennettit, edhe pse s’është e qartë nëse do t’i shtojë shanset për jetë më të gjatë.
“Ishte ose vdekje ose ky transplant”, pati thënë Bennetti një ditë para operimit. “E di se është sikur të gjuash në errësirë, por është shansi im i fundit.”
Doktorët në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Marylandit morën leje speciale nga autoritetet e SHBA-së për të kryer procedurën, pasi në të kundërtën Bennetti do të vdiste. Ai konsiderohej i papërshtatshëm për një transplant njerëzor, një vendim që merret kur pacienti është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…