LAJME

24-vjeçari në Podujevë rrah dhe ia vjedh 300 euro të miturës me të cilën shkoi në motel

Një rast i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së shtunës në Podujevë, ku një vajzë e mitur dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe është vjedhur nga partneri i saj, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rreth orës 03:50, e mitura ka kërkuar ndihmë nga Policia ku ka deklaruar se pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me partnerin e saj në një motel në fshatin Shtedim, 24-vjeçari e ka rrahur dhe ia ka vjedhur paratë.

Para policëve ajo ka rrëfyer se përpos që ka marrë lëndime trupore si pasojë e sulmit fizik, i dyshuari ia ka marrë asaj edhe 300 euro. Për shkak të lëndimeve të pësuara, ajo është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë njësitet policore janë vënë në lëvizje që ta kapin të dyshuarin, ku pas një pune hetimore ai është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, 24-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Vjedhje’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago