POLITIKE

“3 mijë e 800 deri 5 mijë ndërrimi i fesë”, kryeimami i Prizrenit kritikohet për shpërndarje të manipulimeve

Kryeimami i Bashkësisë Islame në Prizren, Orhan Bislimaj, ka komentuar trendin e fundit të konvertimit të qytetarëve nga feja myslimane në atë katolike. Sipas tij, kjo është duke u organizuar përmes një ‘shtabi operativ’ që haptazi kanë shpallur luftë kundër Islamit dhe myslimanëve.

Ai, ka shpërnda edhe një bisedë ku flitet për çmime rreth ndërrimit të fesë, shkruan Gazeta Insajderi.

Kjo është kritikuar nga Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu.  Kryeziu ka akuzuar kryeimamin e Prizrenit se po shpërndan akuza të pabaza dhe po manipulon qytetarët.

Jo vetëm që nuk duhesh me i marr 3000 apo 5000 euro, por duhet me i dhënë dhe 50.000, vetëm mos me qenë pjesë e këtij ambienti të përbashkët me hoxhallarë që merren me shpifje, manipulime dhe përçarje të komuniteteve. P.S. Ja me çfarë merret Kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit. Përhap akuza të pabaza dhe manipulon qytetarët”, thotë Kryeziu në Facebook.

Ndërsa ky është postimi kryeimamit të Prizrenit:

Kjo vërehet qartazi në deklarimet dhe organizimet e tyre publike, ku ata tashmë haptazi i kanë shpallë ‘luftë publike’ kulturës islame dhe muslimanëve, e që në konvertimet normale nuk ndodhë një gjë e tillë.

 

 

Për më shumë, në disa portale u zbulua se po derdhen mjete financiare, pra 3,800 euro për atë që konvertohet në katolik, kurse 5,000 euro nëse shkon edhe në kishë publikisht…!

 

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago