Paqja në Gaza nuk ka qenë kurrë më pranë se tani që prej fillimit të konfliktit atje, të paktën këtë pretendim presidenti amerikan Joe Biden.
Shpresëdhënëse janë edhe raportet në media sipas të cilave, në Katar negociatorët pritet të finalizojnë një ujdi, ç’ka nënkupton se Izraeli dhe Hamasi janë në prag të arritjes së një marrëveshjeje. Një burim palestinez i tha BBC-së se për të parën herë që nga fillimi i luftës, delegacione të të dyja palëve po zhvillojnë bisedime jo direkte në një njëjtën godinë.
Hamasi thuhet të ketë hequr dorë nga disa prej kërkesave të tij. Marrëveshja thuhet se parashikon lirimin e tre pengjeve në ditën e parë të hyrjes në fuqi. Aktivizimi i saj do të pasohet nga tërheqja e trupave izraelite nga zonat e populluara në Gaza. Pas një jave, Hamasi duhet të lëshojë katër pengje të tjerë dhe shteti hebre duhet të nisë të lejojë kthimin e palestinezëve të larguar nga veriu i territorit. Nuk ka ende asgjë të sigurtë mbi afatet kohore, por sipas presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, marrëveshja për pengjet dhe armëpushimi në Rrip mund të përfundojë deri në fund të javës.
Ndërkohë, kreu i diplomacisë së SHBA, Anthony Blinken do të paraqesë në Këshillin Atlantik një plan për rindërtimin dhe qeverisjen e Gazës pas luftës, thanë tre zyrtarë amerikanë për Axios. Plani bazohet në krijimin e një mekanizmi qeveritar që përfshin komunitetin ndërkombëtar dhe vendet arabe, të cilat gjithashtu mund të dërgojnë trupa në Gaza për të stabilizuar situatën e sigurisë dhe për të ofruar ndihmë humanitare.
Ndërkohë që pritet finalizimi i ujdisë, në terren makthi vazhdon: Sulmet izraelite në Rripin e Gazës morën gjatë natës të paktën 18 jetë njerëzish, duke përfshirë këtu katër fëmijë e gjashtë gra, njëra prej të cilave shtatzënë.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…