POLITIKE

300 ushtarë amerikanë nisen drejt Kosovës, reagon Vuçiç

Rreth 300 anëtarë të Gardës Kombëtare të Indianës janë nisur për në Kosovë për një mision nëntëmujor.

Ekipi luftarak i Brigadës së 76-të të Këmbësorisë së Divizionit të 38-të, do të jenë pjesë e Komandës amerikane nën autoritetin e NATO-s në mbështetje të Operacionit ‘Joint Guardian’, një mision shumëkombësh që ruan lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës që prej vitit 1999.

Lidhur me këtë zhvillim të fundit është prononcuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i cili gjatë një komunikimi për mediat të shtunën ka përmendur faktin se 300 ushtarë të rinj amerikanë po vijnë në Kosovë.

Ai tha se amerikanët po e rrisin praninë e tyre ushtarake, teksa shtoi se po bëhet presion i veçantë psikologjik mbi serbët e Kosovës.

“Problemet në Kosovë janë të tilla që kemi provokime nga shqiptarët përmes njësive policore, e më pas një presion i veçantë psikologjik, si më 6 tetor – ardhja e një numri të madh të ushtarëve britanikë në veri, kanë shëtitur dhe filmuar veten”, është shprehur Vuçiç në një konferencë për media


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

4 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

7 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

9 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

24 orë ago