LAJME

33 trupa të pajetë në brigjet italiane, mbytet varka me emigrantë

Një tjetër tragjedi me emigrantët e paligjshëm është regjistruar mëngjesin e së dielës në brigjet italiane.

Raportohet se të paktën 33 persona kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes së varkës me të cilën udhëtonin pranë brigjeve të Krotones. Mes viktimave ka fëmijë, gra dhe një i porsalindur.

Disa trupa të pajetë janë gjetur nga autoritetet në plazhin e Steccato, ndërsa të tjerë në det, pas nisjes së operacionit të kërkim-shpëtimit.

50 persona janë shpëtuar, ndërkohë që bilanci i viktimave mund të rritet ndjeshëm pasi dhjetëra emigrantë të tjerë raportohen të humbur në detin e trazuar për shkak të motit të keq.

Dhjetëra motovedeta të policisë kufitare, marinës dhe helikopterë vijojnë kërkimet në det, të cilat janë vështirësuar ndjeshëm dhe për shkak të kushteve atmosferike.

Ende nuk dihet kombësia e personave të mbytur, ndërsa bëhet me dije se në peshkarexhë ka pasur mbi 180 emigrantë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago