Të paktën 33 ushtarë turq janë vrarë në një sulm ajror nga “forcat e regjimit” sirian në veri-perëndim të Sirisë, ka thënë një zyrtar i lartë turk.
Shumë persona të tjerë u lënduan në provincën Idlib, tha Rahmi Dogan, guvernatori i provincës Hatay të Turqisë.
Turqia më vonë u hakmor kundër objektivave të qeverisë siriane, raporton BBC.
Forcat siriane të mbështetur nga Rusia janë duke u përpjekur të rimarrin Idlibin nga rebelët të cilët janë mbështetur nga ushtarët turq.
Autoritetet siriane deri më tani nuk kanë bërë asnjë koment publik mbi përshkallëzimin e fundit në Idlib, provinca e fundit siriane që mbetet në duart e opozitës