Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili reagoi ndaj një incidenti të para dy ditëve në Mitrovicën e Veriut gjatë parakalimit të disa maturantëve të shkollave të mesme, është kërcënuar me vrasje, tha sot drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha në një konferencë për media.
Autoritetet serbe dje kanë lëshuar fletarrest ndaj këtij polici të Kosovës, dhe këtë Hoxha e quajti përndjekje.
“Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në kuadër të realizimit të detyrave të tyre, kanë qenë në vazhdimësi cak jo vetëm i propagandës, por edhe i kërcënimeve me arrestime nga Serbia, vetëm se kanë kryer detyrat e tyre. Prandaj, edhe njoftimi i djeshëm se ndaj policit tonë D. B. është lëshuar një fletëarrest, është në vazhdën e përpjekjeve dhe përndjekjeve që Serbia ka bërë ndaj policëve tanë, duke përfshirë edhe ata të komunitetit serb. E gjithë kjo është një përpjekje, është një përndjekje e policëve tanë dhe kjo propagandë e vazhdueshme dëshmon që Policia e Kosovës është bërë target i sulmeve hibride që burimin e kanë në Beogradin zyrtar”, tha drejtori i Policisë.
Hoxha kërkoi nga të gjithë që “të përmbahen nga kërcënimet e natyrave të ndryshme, të adresuara ndaj zyrtarit tonë policor i cili ka qenë i përfshirë në këtë rast”.
Këto kërcënime, ai tha se Policia “do t’i trajtojë seriozisht dhe në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me organet e drejtësisë”.
Hoxha tha se zyrtari policor ka pranuar kërcënime edhe në rrjetet sociale, “ku bëhen thirrje për vrasjen e tij”.
“Këto kërcënime do të trajtohen seriozisht nga Policia e Kosovës dhe nuk do të lejojmë që policët tanë të bëhen cak i sulmeve të padrejta dhe të pavërteta. Po ashtu, për çdo veprim që policët tanë mund t’i tejkalojnë kompetencat e tyre, do ta trajtojmë seriozisht. Po ashtu edhe në rastin në fjalë, pretendimet e tilla ne i kemi adresu në Inspektoratin Policor të Kosovës”, tha drejtori i Policisë.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…