“35/17, po shihet dritë në fund të tunelit”

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka thënë se pas numrit të shumtë të shëruarve gjatë ditës së sotme në Kosovë nga koronavirusi, tashmë po shihet dritë në fund të tunelit.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Abdixhiku duke krahasuar numrin e të shëruarve me atë të infekturave e që janë në raport 35 më 17, ka thënë se kjo është fitorja e parë kundër COVID-19.

Sipas tij, kjo drotë në fund të tunelit është dritë e bukur.

Postimi i tij i plotë:

35-17!

Fitorja e parë kundër COVID19. Ju faleminderit secilit për një ditë si kjo. E bëni secilën përpjekje të vlejë. Drita në fund të tunelit po shihet më në fund; dhe është dritë e bukur kjo.

Ngadalë e me kujdes koha e rimëkëmbjes ekonomike po nisë. S’do të jetë e lehtë. Si vend kemi treguar kujdes. Si shoqëri solidaritet. Vetëm bashkë e mençur do të kapërcejmë edhe këtë test.

Mbahuni edhe pak.