Avokati, Arianit Koci, i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës, që ta qartësojë vendimin për mbylljen e bizneseve private
Koci ka shkruar në Facebook se qeveria nuk e ka ndaluar punën e kompanive private, por kjo po interpretohet gabimisht.
“Qeveria s’ka mbyllur asnjë biznes privat, lë të hapura edhe institucionet publike. I bëj ftesë Qeverisë që ta qartësojë Vendimin për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus, për shkak se po interpretohet gabimisht nga ana e organeve për zbatimin e ligjeve. Qeveria nuk e ka ndaluar punën e kompanive private, ashtu siç gabimisht sot po e interpretojnë”, ka shkruar Koci.
Koci ka shkruar se nuk është ndaluar as puna në institucione publike.
Ai shton se bizneseve po iu shkaktohet dëm i madh, pasi po bëhet interpretim i gabueshëm i vendimit të qeverisë.
“Madje, s’e ka ndaluar krejtësisht punën as në institucione publike. Sepse s’ndodh askund dhe as në Kosovë të merren veprime të tilla. Bizneseve private (përjashtim kafeteritë, qendrat tregtare etj), dhe jo vetëm, me interpretim të gabueshëm të Vendimit të lartcekur, po i shkaktohet dëm i madh. Po i detyrojnë në forma të dhunshme t’i mbyllin bizneset. Dhe, këtë po e bën Policia e Kosovës – pa qëllim të keq, thjesht duke e interpretuar gabimisht vendimin e lartëcekur. Duhet kujdes i MADH që të mos bëjmë dëm edhe më të madh, se sa COVID-19. Prandaj, duhet reagim i menjëhershëm i Qeverisë”, ka shkruar Koci.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…