POLITIKE

4 ditë nga zgjedhjet lokale, parashikohet garë e nxehtë në shumicën e komunave

Të dielën e 12 tetorit qytetarët e Kosovës u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave, në një kohë kur Kosova është futur në krizë të thellë politike pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Sipas pritshmërive të ditëve të fundit të fushatës, një numër i madh komunash pritet të shkojnë në balotazh.

Zgjedhjet do të mbahen në gjithsej 38 komuna të Kosovës, me qendrat e votimit që do të hapen në orën 7 në mëngjes dhe do të mbyllen në 7 të mbrëmjes. Rezultatet në mbrëmje parashihen të dërgojnë shumë komuna në balotazh më 9 nëntor.

Prishtina, si kryeqytet dhe komunë me numrin më të madh të votuesve, premton garë të ngushtë mes tre kandidatëve kryesorë: Uran Ismaili, Përparim Rama dhe Hajrulla Çeko. Sondazhet e fundit, të cilat përfliten në publik por s’janë ndarë detajisht nga asnjë medium, sugjerojnë se të tre janë afër njëri-tjetrit, ndërsa ka një trend pozitiv për Ismailin e PDK-së.

Sa u përket komunave të tjera të mëdha, balotazh gjithsesi do të ketë edhe në Prizren, ku kryetari Shaqir Totaj favorizohet ndaj kandidatëve të VV-së dhe LDK-së. Edhe Gjilani parashihet të ketë balotazh mes Alban Hysenit të VV-së dhe Arbër Ismajlit të LDK-së, ndonëse edhe Riad Rashiti i PDK-së ka pasur performancë të mirë në debate.

Garë interesante do të zhvillohet edhe në Mitrovicën e Jugut, ku Arian Tahiri i PDK-së e shpartalloi Faton Pecin e VV-Guxo në disa debate me radhë. Për shkak të zbehtësisë së partive tjera, në Mitrovicë mund të ketë fitore edhe pa balotazh, ose edhe rezultat të ngushtë të dy kandidatëve me mbi 40% secili.

Raund të dytë të zgjedhjeve mund të ketë edhe në Podujevë mes VV-së dhe LDK-së, në Lipjan mes LDK-së dhe PDK-së, pastaj në Fushë Kosovë ku tri partitë e mëdha janë në garë, edhe në Vushtrri po ashtu por me avantazh të madh të PDK-së.

Përpos këtyre, garë në raundin e dytë me gjasë do të ketë edhe në Kamenicë, Kaçanik, Viti, Dragash, Klinë, ndërsa nuk ka shumë të dhëna për plot komuna të tjera, ku ndoshta mund të ketë befasi.

Prej komunave ku ka pajtueshmëri të gjerë që nuk do të shkohet në balotazh, janë padyshim Ferizaj me Agim Aliun e PDK-së, Skënderaj me Sami Lushtakun e PDK-së, Istogu me Ilir Feratin e ndoshta edhe Gjakova me Ardian Gjinin e AAK-së. As Hani i Elezit, si komunë e vogël me veç dy kandidatë, s’do të ketë balotazh.

Në zgjedhjet e vitit 2021, PDK-ja dhe LDK-ja dolën me më së shumti komuna në nivel vendi, ndërsa VV-ja mori veç 4 sosh. Në këto zgjedhje, partitë e mëdha sërish janë në garë me njëra-tjetrën pothuajse në çdo komunë, e me theks të veçantë në Prishtinë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago