POLITIKE

‘5 mijë euro rrogë’/ Latifi për punësimin e Vitisë në klinikën private: Çdo qytetar ka të drejtë të punojë aty ku do

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i ka drejtuar pyetje ministrit të Shëndetësisë, Rifat Lafiti, lidhur me raportimet për punësimin e ish-ministrit, Arben Vitia, në një nga klinikat private në Prishtinë.

Haxhiu e ka pyetur Latifin se a është në dijeni se punësimi i Vitisë në këtë klinikë, ku thuhet se merr rrogë 5 mijë, dyshohet se është konflikt interesi.

“Në media është raportuar se ish ministri ka filluar punën në kompaninë “Olive”. Në foton e publikuar në media ai shihet në stafin e kësaj kompanie. Sipas raportimeve Vitia do të ketë pagë të majme deri 5 mijë euro. A është kjo konflikt interesi pasi ajo kompani është licencuar për PCR nga Ministria e Shendetësisë. Sipas ligjit për parandalimin e Konflikt interesit zyrtari i lartë nuk ka të drejtë të punësohet ose të emërohet deri në dy vite pas përfundimit të funksionit publik”, pyeti Haxhiu.

Lidhur me këtë ministri Latifi, deklaroi se çdo qytetar mund të punësohet kudo.

‘’Është e qartë se kjo pyetje është jashtë konformitetit tim me u përgjigj. Nëse është shkel Ligji, organet përkatëse do të merren me të. Por çdo qytetar ka të drejtë të punojë aty ku ka dëshirë, qoftë në sektorin privat, qoftë në publik’’, tha Latifi.

“Mosveprimi përkon konflikt interesi edhe për juve’’, ia ktheu Haxhiu.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

6 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

11 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

11 orë ago