Një vjedhje spektakolare ka nddhur pak ditë më parë në Fier. Abc News ka siguruar foton e autorit. Gazetarja Valbona Davidhi raporton se ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt dhe nuk është raportuar nga policia.
Autori i vjedhjes i është prezantuar pronarit të pikës së këmbimit si një shtetas i huaj nga Azerbajxhani. Ky i fundit i ka kërkuar të këmbejë 50 mijë euro me valutë të huaj, dollar. Por kur punonjësi humbi vëmendjen dhe nisi të numëronte eurot që, ai hapi valixhen dhe i mori edhe dollarët me vete.
Mësohet se grabitësi shoqërohej dhe nga dy persona të tjerë dhe ka dalë nga subjekti me qetësi, duke i thënë se do shkonte të merrte në bankë dollarët. Ndërkaq, mbi banak i huaji la një valixhe që ishte me kod, që më pas ka rezultuar bosh, pasi e ka hapur pronari.
Që prej momentin që është larguar me argumentin se do shkonte të merrte dollarët në bankë, i huaji nuk u pa më.
Pronari është shprehur se i huaji ka shkuar disa ditë të ky i fundit që ka bërë këmbim valute deri në datën 11 shkurt ku edhe kreu vjedhjen. Duke fituar kështu edhe besimin e pronarit dhe duket se gjithçka ka qenë plan i tij për të kryer më pas vjedhjen spektakolare.
Pronari i pikës së këmbimit kur ai u largua pa që në valixhe mungonin paratë. Lajmëroi policinë por që prej asaj ditë grabitësi nuk ka lënë asnjë shenjë. Dyshohet se ai ka lënë Shqipërinë.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…