Reagime të shumta kanë shkaktuar fotografitë nga pallati veror i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Marmara, në një kohë kur vendi po kalon krizë ekonomike.
Sipas medieve turke, mësohet se pallati ka sipërfaqe 85.000 metra katrorë dhe përbëhet nga 300 dhoma në total, me pishinë dhe plazh privat.
Ndërtimi i pallatit ka përfunduar në vitin 2019 dhe sipas gazetës “Sozcu” godina është pajisur me dhoma për takime politike, nëse ndodh diçka urgjente dhe Erdogan nuk ka luksin e kohës për tu zhvendosur në Ankara.
Projekti madhështor është kritikuar nga opozita dhe organizatat mjedisore, jo vetëm për koston e lartë të pallatit 85.6 milionë dollarë, por për shkatërrimin e mjedisit, pasi u prenë rreth 50,000 pemë për ndërtimin e një rruge prej 17 kilometrash, e cila të çon te vila luksoze e Erdoganit.
Mësohet se arkitekti i pallatit është Şefik Birkiye, i cili publikoi në Twitter pamje nga pallati i presidentit turk.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…
Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…
Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…
Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…
Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…
Elon Musk ka shpërndarë një postim ku kërkohet që Presidenti Trump të shkarkohet. Një përdorues…