55 qytetarë të Kosovës të cilët gjendeshin në Zvicër, do të kthehen nesër në Kosovë.
Kjo është konfirmuar ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.
Të gjithë këta 55 kosovarë menjëherë pas arritjes në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’ do të nisen për në Qendrën Studentore, për të qëndruar në karantinë.
“Po, nesër kthehen 55 qytetarë nga Zvicra dhe do të vendosen në karantinë”, tha Abdixhiku për Indeksonline.
I pyetur nëse ditëve në vazhdim do të ketë kosovarë që do të kthehen nga vendet e tjera, Abdihxiku tha varësisht nga vendet në dispozicion në karantinë do të bëhet edhe kthimi i qytetarëve të tjerë.
“Varësisht nga vendet në dispozicion në karantinë do të sjellim edhe qytetarët e tjerë”, shtoi ai.
Ndryshe ditë më parë ministri Abdixhiku pati deklaruar se kthimi i qytetarëve të evidentuar nga ambasadat e Kosovës nëpër vendet e huaja do të bëhet në mënyrë të kujdesshme, të organizuar e pa rrezik për qytetarët këtu.
Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë është 71, ku tetë rastet e fundit u konfirmuan mbrëmë nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…