Shifrat në bilancin tragjik të shkaktuar nga koronavirusi në Itali po përmirësohen nga dita në ditë me lëvizje të vogla.
578 persona humbën jetën në 24 orët e fundit, ndërsa në total shënohen më shumë se 21 mijë viktima. Numri i të prekurve u rrit me 2600 raste të reja. Që prej shpërthimit të pandemisë në vendin fqinj janë infektuar më shumë se 160 mijë persona. Konfirmohet sërish trendi në rënie i pacientëve në terapinë intensive.
Duke parë ecurinë pozitive të ditëve të fundit, rajoni i Lombardisë do t’i kërkojë qeverisë italiane që të aprovojë rihapjen e të gjitha bizneseve më 4 maj. Kjo do të bëhet duke ndjekur rregulla strikte si distancimi social, vendosja e detyrueshme e maskave mbrojtëse në publik, punë e detyruar nga shtëpia për kompanitë që e mundësojnë dhe shtim të testeve për koronavirus.
Ndërkohë, edhe rajone të tjera italiane po përgatiten për fazën e dytë të pandemisë. Piemonte urdhëron qytetarët që të mbajnë maska mbrojtëse në publik.
E ndërsa këto rajone mendojnë për lehtësimin e masave kufizuese, ndryshe po shqyrton Veneto. Guvernatori Luca Zaia i thotë jo rihapjes së shkollave, pasi këtë veprim e konsideron me rrezik të lartë.
Sa i përket fazës së dytë të veprimit për të bashkëjetuar me pandeminë, qeveria italiane po shqyrton dhe një mundësi tjetër. Në maj bizneset dhe zyrat publike mund të rihapen, por duke vendosur orare të ndryshme pune, në varësi të funksioneve.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…