BOTA

6 minuta larg tragjedisë, avionit i mbaron karburanti në ajër

Një avion pasagjerësh i Ryanair ishte vetëm gjashtë minuta larg mbarimit të karburantit përpara se të bënte një ulje emergjente në Manchester. Incidenti ndodhi më 3 tetor kur fluturimi nga Piza drejt aeroportit Prestwick të Glasgout lëshoi një sinjal emergjence për mungesë kritike të karburantit.

Avioni u detyrua të devijonte drejt Mançesterit për një ulje emergjente, ndërsa stuhia e fuqishme “Amy” godiste Britaninë me erëra që arritën deri në 100 milje në orë.

Fluturimi FR1194, i operuar nga kompania partnere Malta Air, u përball me disa tentativa të pasuksesshme për ulje, fillimisht në Prestwick dhe më pas në aeroportin e Edinburgut përpara se të ulej në mënyrë të sigurt në Manchester, pothuajse dy orë pas përpjekjes së parë për ulje.

Sipas raportimeve, avioni kishte mbetur me vetëm 220 litra karburant në rezervuar në momentin e uljes, një sasi që mjafton vetëm për 5 deri në 6 minuta të tjera fluturim. Kjo e çon avionin shumë pranë shifrës së “rezervës minimale të detyrueshme” për fluturim të sigurt, që për një Boeing 737-800 duhet të jetë të paktën 30 minuta karburant rezervë në çdo rast.

Një prej pasagjerëve në bord, Alexander Marchi, tregoi për gazetën Ayr Advertiser përjetimet e tij gjatë fluturimit dramatik. “Avioni bëri disa rrotullime para tentativës së parë për ulje, por u ngrit menjëherë. Herën e dytë ishim shumë pranë tokës, por u ngritëm me forcë sërish. Më pas na u komunikua se do të devijonim për në Mançester.”

Ai shtoi se vetëm pasi panë lajmet, udhëtarët e kuptuan se sa pranë kishin qenë një katastrofe të mundshme.

“Kur zbuluam se kishim mbetur me vetëm pak minuta karburant, njerëzit ishin të tronditur. Të gjithë donin vetëm të zbrisnin dhe askush nuk kishte më dëshirë të ngjitej në një avion tjetër për një kohë të gjatë.”

Ryanair ka konfirmuar incidentin dhe ka bërë të ditur se është duke bashkëpunuar plotësisht me autoritetet përkatëse që kanë nisur një hetim zyrtar. “Ryanair e raportoi këtë çështje tek autoritetet përkatëse më 3 tetor. Meqë çështja është subjekt i një hetimi të vazhdueshëm, nuk mund të japim komente të mëtejshme për momentin,” deklaroi një zëdhënës i kompanisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago