Në Spitalin Rajonal të Gjakovës janë vetizoluar 6 pjesëtarë të stafit mjekësor.
Kjo, për shkak që i infektuari i fundit me koronavirus, kishte punuar për ditë të tëra aty, si infermier, raporton KTV-ja.
Deri më tash, sipas Shalës, gjendja është e qetë në këtë spital.
Shala ka thënë se të dyshuarit për koronavirus duhet të presin edhe dy javë që të testohen.
Në këtë komunë thonë se vetëdija e qytetarëve për gjendjen nuk është në nivelin e duhur.
Kështu, ka rezultuar se një numër i bizneseve private vazhdojnë punën e tyre, edhe pas vendimeve që ka marrë Qeveria.
Për këtë, Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se inspektorati po shqipton edhe gjoba për ata që nuk i zbatojnë vendimet.
Gjini ka thënë po ashtu, se kanë filluar edhe me pastrimin e rrugëve të qytetit. Ndërkohë, që nga e shtuna, që në orën tetë, qytetarët do të duhet të qëndrojnë brenda për shkak të kësaj.
Ndërkohë, banorët e Gjakovës po vazhdojnë të frekuentojnë hapësirat publike.
E për disa prej tyre, kjo gjendje nuk është alarmante, ndonëse pranojnë se duhet të kenë kujdes.