LAJME

“Hija” e Vuçiçit mbi të, prokuroria e Serbisë hap hetim për flamurin e UÇK në protestë

Prokuroria e lartë publike në Beograd ka hapur një hetim lidhur me shpalosjen e një flamuri me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në protestën më të madhe të zhvilluar ndonjëherë në Serbi. Kështu raporton televizioni publik serb, duke saktësuar se policia është urdhëruar që të identifikojë personat që e valvitën atë më 15 mars në Beograd, bashkë me flamujt e NATO-s, BE-së dhe LGBT-së.

Sipas njoftimit të prokurorisë, “policisë serbe i është dërguar një kërkesë për mbledhjen e informacionit të nevojshëm, me urdhër për marrjen e të gjitha veprimeve dhe masave operative në përputhje me kompetencat ligjore për ndjekjen penale të autorëve të veprës penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare nga neni 317 i Kodit Penal”.

Megjithatë është i paqartë konteksti i shpalosjes së flamurit të UÇK-së, pasi në të është stampuar edhe një hije e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, gjë e cila të lë të kuptosh se mund të jetë përdorur për të pretenduar se Vuçiç është shqiptar nga babai, siç është paraqitur nga disa pankarta të tjera të protestuesve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

8 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

22 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago