Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpall aktgjykim dënues ndaj të dyshuarve shtetas të Republikës së Kosovës, për vepër penale “vjedhja e rëndë” në bashkëkryerje në Teqenë e Madhe në Gjakovë, raporton Sinjali.
Gjykata vendosi që të dyshuarve me prova të mjaftueshme tu shqiptohet 7 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë.
Të pandehurit Xhevat Thaçi dhe U.Th., akuzoheshin se “Më datën 20.05.2023, rreth orës 21:40 deri në orën 22:34, në Gjakovë, në rrugën “M.Ll.”, në shtëpinë e të dëmtuarit M. Sh., Klerik i Teqesë së Madhe në Gjakovë, të pandehurit, në bashkëkryerje duke depërtuar me forcë në dhoma të mbyllura, marrin pasurinë e personit tjetër.