KRYESORE

75 vjetori i NATO-s, Biden para vendeve anëtare përmendi ndërhyrjen në Ballkan për ndaljen e spastrimit etnik

Presidenti amerikan, Joe Biden, iu drejtua udhëheqësve të vendeve të NATO-s gjatë një fjalimi në Washington, ku foli për unitetin e aleancës kundër agresionit rus në Ukrainë.

Biden, në 75 vjetorin e themelimit të kësaj organizate ushtarake, tha se NATO është aleanca më e madhe e më efektive në historinë e botës.

Jo shumë larg pasi nisi fjalën e tij, Biden përmendi intervenimin në Ballkan për ta ndalur spastrimin etnik.

“Kur shpërtheu lufta në Ballkan, ne ndërhymë për ta rivendosur paqen dhe për ta ndalur spastrimin etnik”, tha Biden para Sekretarit të Përgjithshëm, liderëve të vendeve të NATO-s, ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes, përfaqësuesve nga vendet partnere e të Bashkimit Europian dhe anëtarëve të Kongresit në Samitin e NATO-s.

Biden tha se NATO evoluoi strategjitë për t’u përballur me kërcënime e duke e rritur efektivitetin.

“Sot, NATO është më e fuqishme se kurrë: 32 kombe të forta. Për vite, Finlanda dhe Suedia ishin ndër partnerët tanë më të ngushtë. Tani ata kanë zgjedhur të anëtarësohen zyrtarisht në NATO”, tha ndër tjerash presidenti amerikani.

Ai theksoi se “karakteri i NATO-s është thelbësisht demokratik, gjithmonë ka qenë dhe duhet të vazhdojë të jetë gjithmonë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago