Provokim i fashistëve serbë: Pranë shtëpisë së kryetarit Nik Gjeloshaj vëndoset flamuri serbë

Nacionalistët serbë këto ditë po vëndosin flamuj serbë në të gjithë Malin e Zi, me ndihmën e partive opozitare serbe dhe kishës ortodokse serbe, duke irrituar kështu qytetarët e Malit të Zi. Ata zakonisht e bëjnë këtë në orët e natës kur nuk mund të vërehen, duke u përpjekur kështu të shmangin sanksionet dhe përgjegjësinë, shkruan malësia.me.

Kështu sot, flamuri serbë u shfaqë në Tuz, pranë shtëpisë së kryetarit të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.

Në Tuz, shumica është e përkatësisë etnike shqiptare, dhe veprime të tilla karakterizohen nga qytetarët e zonës si provokim i nacionalistëve serbë.

Ky është provokimi i dytë, vetëm mbrënda disa ditësh i nacionalistëve serbë ndaj shqiptarëve në Malësi pas zhgarravitjes së grafitit të flamurit shqiptarë që gjindej në urën e Tërgajës dhe vendosjes së simboleve serbe./Malësia.ME/