96 vjeçari që i shpëtoi kampeve naziste, por jo edhe bombave ruse

I mbijetuari i Holokaustit, 96 vjeç, është ‘vrarë në bombardimin rus të një blloku apartamentesh’.

Tani po dalin raporte se një burrë 96-vjeçar, i cili kishte shpëtuar nga një numër kampesh përqendrimi nazist, është vrarë në Kharkiv.

Boris Romanchenko u vra kur një bombë goditi bllokun e apartamenteve ku ai jetonte, sipas Fondacionit për Përkujtimore në Buchenwald dhe Mittelbau-Dora.

“Është tmerr që ne raportojmë vdekjen e dhunshme të Boris Romanchenko në Ukrainë”, thuhet në një deklaratë, shkruan skynews, përcjell Gazeta Sinjali.

Ish i burgosuri i Buchenwald dhe nënkryetari i Komitetit Ndërkombëtar Buchenwald-Dora dhe Komandat për Ukrainën (IKBD) vdiq në Kharkiv të premten.

“Një bombë goditi pallatin shumëkatësh ku ai jetonte. Banesa e tij u dogj“, thuhet tutje.

Në deklaratë thuhej se Romachenko i kishte mbijetuar robërisë në kampet e përqendrimit Buchenwald, Mittelbau-Dora dhe Bergen Belsen.

Nëse raporti konfirmohet, ai do të përfaqësojë një ironi mizore dhe shqetësuese duke pasur parasysh pretendimet gjerësisht të përqesura dhe me sa duket krejtësisht të pabaza të regjimit të Putinit se ai po kërkon “denazifikimin” e Ukrainës.