Një gjyq i pazakontë është zhvilluar në gjykatën e Tiranës, ku personi i akuzuar për përndjekje dhe pala e dëmtuar, janë martuar në sallën e gjykimit. Dy të rinj që ishin përfshirë në një konflikt gjyqësor janë dashuruar në sallën e gjyqit me njëri-tjetrin, ku dhe kanë shfaqur para gjykatës se tashmë ishin të martuar dhe nuk kishin asnjë mosmarrëveshje mes tyre.
Vajza Elifara Ahmetaj, e cila në janar 2019 kishte denoncuar në prokurori përndjekësin e saj Shefqet Pashaj për akuzën e përndjekjes, ka shfaqur para gjykatës pëlqimin se djalin e marrë të pandehur nga prokuroria e dashuron dhe me të ishte martuar.
Në kallëzimin e saj vajza ka deklaruar se ata kanë qenë të lidhur në një marrëdhënie dashurie me njëri-tjetrin, përreth tre vjet dhe para dy muajsh janë ndarë. Elifara Ahmetaj ka pohuar se pas ndarjes Shefqet Pashaj, e ka dhounuar atë psikologjikisht, duke i shkuar te vendi i punës, duke i dalë në rrugë dhe siç shprehet ajo, është ndjerë e terrorizuar. Ai ka kërkuar që ajo të rikrijojë marrëdhënien e dashurisë me të, fakt të cilin ajo nuk e pranonte. Nisur nga kallëzimi i Elifarës dhe veprime të tjera hetimore, Shefqet Pashaj, është marrë i pandehur për akuzën e “Përndjekjes” dhe çështja kundër tij është dërguar për shqyrtim në gjykatë.
Rasti në fjalë nuk i ngjason aspak natyrës së çështjeve penale që zhvillohen në gjykatën e Tiranës, pasi teksa zhvillohej gjyqi, vajza e dëmtuar ka pohuar se me të pandehurin janë martuar dhe kanë krijuar një familje. Gjatë dhënies së pretencës së prokurorit Ervin Karanxha ky i fundit i kërkoi gjykatës që të ketë parasysh se “…nga kushtet që viktima e i pandehuri janë martuar me njëri-tjetrin, çka tregon një rrezikshmëri të ulët shoqërore të veprës penale, duhet të caktohet një masë e tillë dënimi që të mos dëmtojë familjen e re e cila është krijuar tani…”.
Prokurori Karanxha kërkoi që Shefqet Pashaj të dënohet me 100 orë punë të detyrueshme, kërkese e cila është pranuar nga trupi gjykues.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…