Peja e zbukuruar për festat e fundvitit, lëshohen dritat

Ani pse në vigjilje të festave të fundvitit, ky dhjetor erdhi me atmosferë të zymtë, për shkak të pandemisë.

Por, një nga qytetet më të bukura të Kosovës, sjellë pak “dritë” dhe jetë, transmeton Indeksonline.

Është kjo Peja e Dukagjinit, që sot ka lëshuar drita, derisa është kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri që sjellë këtë panoramë, e ku shkruan:

“Edhe pse në kohë pandemie, festat e fundvitit kanë zbukuruar qytetin e Pejës për t’i dhënë pak më shumë energji pozitive banorëve në një situatë kur i gjithë vendi po përballet me pandeminë e rëndë nga virusi COVID-19”.