Ozgur Gevrekoglu, një 32-vjeçar turk vdiq tragjikisht pasi u qëllua aksidentalisht nga qeni i tij gjatë një ekskursioni gjuetie në Rrafshnaltën Kizlan,Turqi fundjavën e kaluar.
Teksa 32-vjeçari ishte duke u bërë gati të kthehej në banesë pas ekspeditës me miqtë, dhe ishte duke futur armët në makinë, qeni i tij të përkëdhelur, i cili ndodhej në bagazhin e makinës, prek me putra pa dashje këmbëzën e pushkës së gjahut, ende të mbushur, duke bërë që arma të godiste gjuetarin nga një distancë e afërt.
Megjithëse u dërgua me urgjencë në Spitalin Shtetëror të Alaçam, 32-vjeçari nuk ia doli dot.
Trupi i tij më pas u transferua në kryeqytetin shtetëror të Samsunit për një autopsi, ndërsa një hetim është duke u zhvilluar për detajet rreth vdekjes së burrit, e cila ndodhi vetëm 10 ditë pasi ai ishte bërë baba.
Është e paqartë se cili qenush ishte përgjegjës për shkrepjen fatale pasi Gevrekoglu kishte disa, dhe madje në foton e tij më të fundit, 32-vjeçari shfaqet i qeshur, në natyrë dhe mbante një tufë zogjsh të ngordhur me njërën dorë dhe përkëdhelte një qen me tjetrën.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…