Lajmi se ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, ka ngritur shumë reagime.
Se Dobruna ka aderuar në këtë parti, këtë e konfirmoi kreu i Lëvizjes Vetëvendosë, Albin Kurti, ditën e hënë përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Baca Sokol është ish i burgosur politik dhe veprimtar i kamotshëm i çështjes kombëtare, pjesëmarrës në lëvizje e organizata të ndryshme legale e ilegale të kohës. Në dimrin e ashpër 1998/1999, jemi takuar në Shtab të Përgjithshëm në malet e Berishës kur Adem Demaçi përfaqësonte dhe mbronte UÇK-në duke udhëhequr zyrën e saj në Prishtinë. Gjatë luftës, Baca Sokol asnjë ditë të vetme nuk ka qenë jashtë Kosovës dhe e ka ecur në këmbë Kosovën nga Shala e Bajgora deri në Vrri të Prizrenit. Me tetë dekadat e jetës së tij ai është dëshmi e gjallë se është e mundur të plakesh duke qenë edhe patriot edhe i ndershëm”, ka shkruar Kurti në Facebook.