POLITIKE

Ramë Buja: Wesley Clark tha ju s’e urreni Millosheviqin më shumë se unë, ma krijoni mundësinë ta godas

Njëri nga pjesëmarrësit në Konferencën e Rambujesë, Ramë Buja, ka treguar në emisionin Pressing në T7 se ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, u kishte thënë gjatë konferencës se shqiptarët duhet të krijonin një mundësi për goditje ndaj Sllobodan Millosheviqit.

Buja thotë se në Rambuje kishte shumë hezitime nga pala shqiptare lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes. Buja thotë se ishte këshilltari i ish-presidentit amerikan ai që thirri atë dhe përfaqësuesit tjerë në një mbledhje me Clarkun.

“Kur kemi shkuar ta takojmë. Një 50-60 kilometra jashtë kështjellës së Ramubjes. Isha duke ngrënë mëngjes kur këshilltari Dobbins më tha që a mundem të i mbledh bashkëluftëtarët pasi Clark dëshironte të na takonte. Ata nuk po e lënë francezët të futet në kështjellë me uniformë dhe ai nuk pranonte ta largonte. Ishte në nëj bazë të NATO-s aty afër. Mes tjerash na ka thënë. Besoni që ju nuk e urreni Millosheviqin më shumë se unë. Ma krijoni mundësinë që ta godas. Dhe mundësia ishte të nënshkruanim marrëveshjen e Rambujes”, tha ai.

“Dolëm me një hamendësim të madh. 10 pikat e pakontestueshme ishin shumë të rënda. Por e nënshkruam pas dy javësh. Folëm edhe më ushtarët ne istikame që qëndronin në fronte. E kujtoj se Allbrajt kishte pritur 30 minuta derisa na kemi hartuar një komunikatë. Ajo na tha se na kuptonte. Kemi ardhur këtu dhe na kanë thënë se ju shkoni në shtab por kanë me iu vra se, mua Jakupin dhe Ademin. Sepse gjërat kanë ndryshuar. Por nuk kishte ndryshuar asgjë. Na priti Sylejman Selimi me gardë, ndër ta ishte edhe Tahir Sinani. Pas më shumë se dy javëve ukthyem dhe u nënshkrua marrëveshja. Por besimi që po i hapim portë realizimit të aspiratave tona duke qenë garantuese SHBA, kështu na tha Allbrajt. Kemi qenë në holl duke pirë kafe, kur ka dalë nga salla pjesëtari serb, sa nuk e ka thy derën e sallës. I thashë Jakupit,k besoj se fituam. Ai më tha lërë ore. Por e pashë disponimin në kampin serb. Historia tregoi që kishim të drejtë”, përfundoi Buja.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

7 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

12 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

22 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

22 orë ago