POLITIKE

A do e tërheqë Mali i Zi njohjen e Kosovës nëse zgjidhet president? Flet kandidati që rivalizon Gjukanoviqin

Kandidati për president në Malin e Zi, Jakov Milatoviç deklaroi se nëse fiton zgjedhjet presidenciale dhe zgjidhet në krye të shteti, nuk do të tërhiqet nga ratifikimi për njohjen e Kosovës.

Në një intervistë për ABC News, Milatoviç tha se i qëndron faktit që Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd, Milatoviç u shpreh se të gjitha shtetet në rajon do të ishin të lumtura nëse të dyja vendet do të arrinin një marrëveshje.

Pyetje: Po përsa i përket Kosovës? Ka pasur zëra se politika në Mal të Zi kërkon një tërheqje nga ratifikimi i Kosovës. Ku qëndroni ju në lidhje me këtë?

Jakov Milatoviç: Jam shumë i lumtur që Beogradi dhe Prishtina, nën çadrën e Bashkimit Europian, kanë nisur këtë dialog. Mendoj që Mali i Zi si dhe të gjitha shtetet e rajonit do të ishin shumë të lumtur në çdo gjë që Beogradi dhe Prishtina vendosin, sepse vetëm rajoni i bashkuar pa kufij dhe pa kostot ekonomike të tyre, rajoni që është inkorporuar në BE, është një rajon i stabilizuar dhe me prosperitet. Me Kosovën, vërtet mendoj se duhet të ndërtojmë urat lidhëse në benefit të njerëzve në Kosovë dhe në Mal të Zi.

Pyetje: E suportoni apo jo faktin që shteti juaj e ka njohur Kosovën si shtet i pavaruar?

Jakov Milatoviç: Është patjetër fakt dhe ne i qëndrojmë faktit. Mendoj se edhe partitë e tjera, të gjitha kanë firmosur një traktat, me duket në fund të vitit të shkuar me historinë e rikonstruktimit me kryeministrin Abazoviç, ku të gjitha partitë njohën faktin duke përfshirë çështjen e Kosovës. Patjetër, po. Këto janë faktet dhe mendoj se ajo që kemi nevojë është të ndërtojmë rrugët për një zhvillim ekonomik mes vendeve të rajonit që me në fund të shkojmë në nivelin e duhur për BE. Të shpejtojmë integrimin e vendeve tona. Që të kemi akses në fondet e BE që të zhvillojmë infrastrukturën tonë. Di që ekziston një projekt për të ndërtuar autostradën e paqes nga Nish (Nishi i Serbisë, nuk e di si shkruhet), në Prishtinë. Këto janë historitë që promovoj dhe mendoj se është e ardhmja e rajonit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

2 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

2 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

4 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

6 orë ago