I freskët nga triumfi në zgjedhjet holandeze, kreu i së djathtës ekstreme Geert Ëilders ka nisur bisedimet për formimin e koalicionit. Ai është në vendin e parë për t’u bërë kryeministër pasi subjekti i tij, Partia për Liri, fitoi më shumë mandate.
Por shpresat e tij janë venitur nga njoftimi i lidershipit të bllokut të qendrës se nuk do të bashkojë forcat me një qeveri të drejtuar nga Wilders.
“Ndjesia ime pas zgjedhjeve është se me kaq shumë mandate, 37, përgjegjësia është e madhe. Dhe kur sheh partinë tjetër për Liri dhe Demokraci që ka humbur diçka dhe nuk do që ta marrë këtë përgjegjësi është zhgënjyese”, tha Geert Ëilders, kryetar i Partisë për Liri.
Fitorja e partisë anti-Islam dhe anti-emigracion është pritur me dëshpërim nga grupet e majta dhe ato që përfaqësojnë azilkërkuesit.
Në Utreht, mbi 1 mijë persona morën pjesë në protestën në mbështetje të emigrantëve, përpara nisjes së bisedimeve për koalicion.