Ndërkaq i pyetur për thirrjet në rrjetet sociale për protesta, Kurti ka thënë se nuk mund t’i ndalojë qytetarët të shprehen.
Ai thotë se si Lëvizje Vetëvendosje nuk kanë organizuar ndonjë protestë.
“Unë nuk mund t’i ndalojë dhe nuk do ti ndalojë qytetarët që të shprehen. Tash jemi në një situatë pandemie dhe duhet të respektohen vendimet e MSH-së dhe këshillat e mjekëve dhe ekspertëve. Urojmë që sikurse e thirrën këshilltarin Gashin të mos kenë prokurorë e policë që i thërrasin në biseda informative
Sipas tij, ai nuk mund t’i ndalë qytetarët të protestojnë, duke shtuar se protesta nuk është monopol i VV-së.
“Nuk është viti 1990 kur ndalohen protestat por është viti 2020. Unë nuk jam këtu t’i ndalojë protestat po t’iu shërbejë sipas programit. Rrjetet sociale nuk është se kam kohë t’i përcjellë dhe nuk i di thirrjet por VV nuk e ka organizuar atë protestë. Por protesta nuk është monopol i VV-së. Sa të ketë qytetari e popull do të ketë protesta”, ka thënë ai.
Për pagesat në veri, ai ka thënë se “ne do të përpiqemi me KOSST-in dhe Ministrinë e Ekonomisë që të fillojë faturimi në veri”, ka thënë ai.
Derisa për pakon emergjente, ai ka thënë se do t’i rishikojnë kushtet për vazhdimin e masave edhe më tutje.