Ushtria izraelite ka pranuar se ushtarët e saj “kanë bërë gabim” lidhur me vrasjen e 15 punonjësve të urgjencës në jug të Gazës më 23 mars, raportoi të dielën BBC-ja.
Autoambulanca e Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze (PRCS), një veturë e OKB-së dhe një kamion zjarrfikës nga Mbrojtja Civile e Gazës u vunë nën zjarr pranë Rafahut.
Izraeli fillimisht pretendoi se trupat kanë shtënë sepse këto automjete janë afruar në mënyrë të dyshimtë pa drita ndezëse dhe pa rënë dakord me ushtrinë paraprakisht.
Ndërsa pamjet që u gjetën në telefonin e një prej ndihmësve që është vrarë, treguan se automjetet kanë pasur dritat e ndezura teksa po iu përgjigjnin një thirrjeje për të ndihmuar të plagosurit.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) këmbëngulin se të paktën gjashtë nga mjekët kanë pasur lidhje me Hamasin ndonëse deri tani nuk kanë ofruar asnjë provë.
Gjithashtu forcat izraelite kanë pranuar se mjekët ishin të paarmatosur kur ushtarët kanë qëlluar drejt tyre.
Në fillim të kësaj jave, një mjek i mbijetuar ka thënë për BBC-në se ambulancat i kishin dritat të ndezura dhe mohoi që kolegët e tij të kenë pasur lidhje me Hamasin.
Gjysmëhëna e Kuqe dhe shumë organizata të tjera ndërkombëtare po bëjnë thirrje për hetim të pavarur.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…