POLITIKE

“A do të shkarkoheni nga Albin Kurti”, Qalaj jep këtë përgjigje

Për vite me radhë Lëvizja Vetëvendosje, ka akuzuar krerët e Policisë së Kosovës për lidhje me politikën. Zyrtarë të partisë që e drejton Albin Kurti, por edhe vet ai, shumë herë kanë organizuar edhe konferenca për t’i denoncuar drejtuesit e organeve të rendit për lidhjet e tyre me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Shërbimin Informativ të Kosovës (ShIK).

Njëri nga ta është edhe drejtori aktual i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili ishte në thumb të zyrtarëve të Vetëvendosjes, të cilët akuzuan atë se është njeri i politikës, konkretisht i lidhur me ShIK-un dhe krerët tij, Kadri Veseli e Elmi Reçica.

“Policia e Kosovës nuk po e lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin, por këtu ka angazhuar gjithë arsenalin e saj në shtypjen dhe arrestimin e opozitës. Rashit Qalaj, njëri prej drejtuesve të policisë ka edhe lidhje të ngushtë me deputetin e PDK-së, Elmi Qeqica. Segmente të caktuara, drejtues të policisë janë pjesëmarrës në krim dhe korrupsion”, kishte thënë Mirsad Shkreta, anëtar i Vetëvendosjes, aktualisht këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Tani me të ardhur në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka filluar shkarkimin e bordeve të ndërmarrjeve publike, agjencioneve të cilët i konsideronte të lidhur me politikën.

Por, a do ta ketë të njëjtin fat edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili duket qartë se nuk është i preferuari i kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, aktualisht kryeministër në detyrë.

Vet drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, thotë se nuk është i preokupuar nëse do të shkarkohet nga kryeministri në detyrë Kurti.

Në një intervistë për Televizionin T7, Qalaj, ka theksuar se preokupimi i tyre i vetëm është ta kryejnë detyrën sa më mirë që është e mundshme.

“Kjo është pyetje që besoj duhet t’ia drejtoni Qeverisë së Kosovës. Ne, Policia e Kosovës ajo që është në mandatin tonë është ta kryejmë detyrën tonë sa më mirë që është e mundur dhe ky është preokupimi ynë kryesor”, ka thënë Qalaj.

Drejtori Qalaj që nga ardhja në krye të Policisë, kanë ndodhur jo pak skandale në institucionin që ai udhëheq.

Një prej tyre ishte edhe dërgimi i gazit lotsjellës në Shqipëri, duke ia huazuar Policisë së Shqipërisë gjatë protestave që i organizonte opozita atje.

Gazeta Online Insajderi, kishte zbuluar një marrëveshje të dyshimtë të nënshkruar mes Rashit Qalajt, drejtorit të Policisë së Kosovës dhe Ard Veliut, drejtorit të Policisë së Shqipërisë, për dhënien e 500 granatave me gaz lotsjellës për t’i përdorur kundër protestuesve të opozitës në Shqipëri. ​


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

15 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago