Ky titull nuk ka të bëjë me ndonjë raport bilateral Kosovë -Ukrainë, që ua lehtëson qarkullimin qytetarëve të dy vendeve.
Por, duket se adresa aktuale për heqjen e vizave për Kosovën është më shumë në Kyiv se në Bruksel. Udhëtimi 10 orësh me tren i tre motorëve të BE’së Gjermanisë (Olaf Scholz), Francës ( Emanuel Macron), dhe Italisë (Mario Dragi), mund të jetë vendimtar pasi vetë presidenti francez pohoi se udhëtimi drejt Ukrainës, pos solidaritetit dhe mbështetjes për vendin e e zhytur në luftë, kishte qëllim për të krijuar unanimitetin për kandidaturën e përshpejtuar për anëtarësim në BE.
Por, evropianët që po ndjehen në faj për atë që i ndodhi ukrainasve do të detyrohen t’i japin diçka edhe atyre që i kanë në oborr – ballkanasve. Këtë Sholz ia kujtoi “kamaradit” të tij francez gjatë qëndrimit në shtetin ku po bën luftë Rusia.
Kur liderët e 27 vendeve anëtare të ulën në Bruksel javën tjetër për t’u marrë me Ukrainën, për të cilën Komisioni Evropian rekomandoi status të përshpejtuar kandidati për anëtarësim në BE, hija e Ballkanit do t’u rrijë mbi krye.
Burrështetasit e këtij klubi, nëse e aprovojnë këtë dhuratë për Ukrainën që erdhi më shumë si rezultat i situatës ku gjendet Ukraina pas agresionit brutal të Rusisë, do të duhet të “shkundin” xhepat edhe për vendet e Ballkanit Shqipërinë, Maqedoninë t’ia akordojnë fillimin e negociatave për anëtarësim dhe Kosovës diçka më bazike – heqjen e vizave për udhëtim të lirë në Zonëm Schengen.
Shteti më i padisponuar që kosovarët të mund të udhëtojnë pa një krah dokumente, Franca, dhe lideri i saj Emannuel Macron, duket se është zbutur. Tre ditë më parë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës u publikua një deklaratë ku thuhej se kjo çështje do të diskutohet m ë 23 dhe 24 qershor në Samitin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, kohë kjo kur në Bruksel do të mblidhet edhe Këshilli Evropian, institucioni që jep dritën jeshile për procesin e liberalizimit.
Por, asgjë si duket nuk ka përfunduar. Macron tha se qëllimi i vizitës në Ukrainë i tri ekonomive më të mëdha evropiane ishte krijimi i unanimitetit në lidhje me kandidaturën e Ukrainës për anëtarësim në BE.
E kolegu i tij, Olaf Sholz tha se do të bëjë fushatë për një qëndrim të unifikuar të BE’së.
“Zonja dhe zotërinj, kolegët e mi dhe unë erdhëm në Kiev sot me një mesazh të qartë: Ukraina i përket familjes evropiane. Një moment historik në rrugën e tyre evropiane, plot me parakushte, është statusi i një vendi kandidat. Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do ta diskutojnë këtë në ditët në vijim. Ne e dimë se ka nevojë për unanimitet midis 27 vendeve të BE-së. Në Këshillin Evropian, unë do të bëj fushatë për një qëndrim të unifikuar. Gjermania është për një vendim pozitiv në favor të Ukrainës’ tha Sholz.
Sapo përfundoi këto fjalë Sholz u kujtua për premtimet që BE i kishte bërë për vendet e Ballkanit Perëndimor.
E premtimet ndaj Ballkanit përfshijnë edhe çështjen e vizave për Kosovën.
“Është çështje e kredibilitetit evropian që përfundimisht t’i përmbushim premtimet tona ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, që me vite janë në këtë rrugë; tani dhe konkretisht” ka thënë Sholz në Kiyiv.
Nuk dihet çfarë do të ndodhë javën e ardhshme në Bruksel kur liderët e BE’së t’i marrin në duar dosjet e këtyre temave.BE deri më tani i ka mbajtur peng kosovarët për të cilët edhe Komisioni Europian ka thënë se i kanë përmbushur të gjitha kriteret, derisa Parlamenti evropian disa herë ka votuar Rezoluta që rekomandon heqjen e vizave.
Liderët kosovarë, sikur të ishin bestytë, nuk kanë ‘guxuar” shumë të merren me këtë çështje këto ditë.
Njeriu i ngarkuar për të gjetur një zgjidhje në mes të Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajcak,të premten, në Ohër tha se nuk guxon të japë datë por se ‘liberalizimi po vjen”.
Por, për ironi, i pari që dha lajmin se Kosovës do t’i hiqen vizat ishte politikani tjetër, që nuk i dëshiron shumë të mira Kosovës, Aleksandar Vuçiq, i cili përmendi 23 qershorin.
“Jam duke pritur që Brukseli do t’i shpërblejë ata” tha ai.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…