Lehtësimi i kufizimeve në Austri ka nisur tre javë më parë, tek shteti i cili hapi mijëra dyqane, kjo nuk ka shkaktuar një rritje të numrit të të infekruarve, por megjithatë akoma duhet bërë kujdes, tha të martën ministri austriak i shëndetësisë.
Austria veproi herët për të luftuar pandeminë, duke mbyllur baret, restorantet, shkollat, teatrot, dyqanet jo thelbësore dhe vendet e tjera të grumbullimit shtatë javë më parë.
Kjo ka ndihmuar në uljen e shkallës ditore të infeksionit në më pak se 1% dhe për të mbajtur numrin e vdekjeve të koronavirusit relativisht të ulët, me 606 vdekje të raportuara deri më tani. Bazuar në këto shifra, më 14 prill, Austria ishte një nga të parat në Evropë që rihapi dyqanet, transmeton Reporteri.net.
“Të dhënat tregojnë se hapi i parë i hapjes ka shkuar shumë mirë,”tha Ministri i Shëndetësisë Rudolf Anschober në një konferencë për shtyp. “Ne nuk kemi asnjë indikacion për ndonjë rritje të konsiderueshme të infeksioneve nëpër zona të caktuara. Situata është shumë e qëndrueshme dhe është një situatë me të vërtetë, shumë pozitive, e mirë ”, tha ai. Rritja ditore e personave të infektuar rishtas është 0.2%, shtoi ai.
Në Austri, hapat e rinj janë duke u planifikuar, kështu që restorantet, baret, muzetë dhe hotelet pritet të rihapen këtë muaj.
Anschober u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të kujdesen për distancën fizike dhe të kërkojnë që maska mbrojtëse të vishen në dyqane, transport publik dhe në disa ndërtesa qeveritare.