Mehmet Zenka nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve në Mal të Zi ka deklaruar se situata është shqetësuese për shkak se kryeministri malazias, Milojko Spajiq, ka partnerë “proserbë që janë haptas kundër shtetit të Kosovës”.
Ai ka deklaruar të hënën në “60 Minuta” të KTV-së se ishte e domosdoshme vizita e Kaja Kallas, përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, duke thënë se ajo duhej “ta shihte të vërtetën në vendin e ngjarjes”.
“Ishte e domosdoshme prezenca e frymës evropiane në Mal të Zi…E domosdoshme që të njihet me pozitën dhe opozitën dhe të shohë të vërtetën në vend të ngjarjes. Në Mal të Zi situata është shqetësuese sa i përket orientimeve kah Evropa”, ka thënë Zenka.
Ai ka shtuar se forcat proevropiane po e mbajnë situatën nën kontroll.
“Në dyvjeçarin e fundit ku partnerët e zotit Spajiç janë partitë proserbe që janë haptas kundër shtetit të Kosovës dhe bëjnë të pamundurën që ta sjellin deri te çnjohja e Kosovës nga ana e Malit të Zi. Por, forcat proevropiane deri në këto komente po e mbajnë situatën në kontroll”, ka thënë ai.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…