A e pranoi kisha greke gjuhën shqipe në meshë? Flet Luan Zyka

Luan Zyka, kreu i Komitetit Shqiptar në Selanik tha në një intervistë për Euronews Albania se mesha e parë në gjuhën shqipe në kishën greke u mbajt me kërkesë të besimtarëve.

“Kërkuam në rrugë zyrtare, kishtare dhe hierarkike realizimin e meshës në gjuhën amtare. Në Selanik jemi me fat që kemi një nga priftërinjtë e Selanikut me origjinë shqiptare,” – tregoi Zyka duke theksuar se ngjarja e rëndësishme u mirëprit nga komuniteti.

Ai tha se pas një muaji do të zhvillohet mesha e dytë dhe qëllimi i tyre është që kjo të kthehet në ritual.

115 vjet pas meshës së parë në gjuhën shqipe për ortodoksët shqiptarë nga At Fan Noli në Boston të Shteteve të Bashkuara, një tjetër meshë në shqip u mbajt jashtë Shqipërisë e pikërisht në Selanik të Greqisë.