POLITIKE

“A është Kosova pjesë e NATO-s?” – Plenkoviç dhe Milanoviç futen në polemika

Pjesëmarrja e Forcave të Armatosura të Kroacisë në misionin e Bashkimit Evropian – EUMAM Ukraine – ka futur në sherr kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç dhe presidentin Zoran Milanoviç.

Milanoviç refuzoi të merrte në konsideratë letrën në të cilën kërkohej pëlqimi i tij për pjesëmarrjen e ushtarëve kroatë në mision dhe trajnimin e ushtarëve ukrainas në territorin e Kroacisë.

Ai deklaroi se vendimi nuk ishte në përputhje me Kushtetutën dhe se nuk shpjegohej se me cilën dispozitë Ukraina konsiderohej vend aleat, gjë që do ta detyronte Kroacinë t’i ofrojë ndihmë ushtarake.

Nga ana tjetër, Plenkoviç potencoi se as Kosova e as Afganistani nuk janë aleatë të Kroacisë në NATO, por ushtria kroate përfshihet në misione në këto vende.

“Kjo nuk është shkelje e kushtetutës, është lojë e fshehtë e atyre që nuk kanë guxim të thonë se çfarë përfaqësojnë rreth temës numër një të sigurisë në botë”, iu tha ai gazetarëve, duke shtuar se  misioni ishte një vendim i përbashkët i BE-së.

“Ky mision nuk është një stërvitje një ose dy javore në të cilën do të vijnë disa ushtarë të huaj ose ushtarët tanë do të shkojnë në një vend tjetër”, shtoi ai.

Ndryshe, duke u nisur nga dispozitat kushtetuese, Milanoviç vlerësoi se nuk janë plotësuar kushtet për të marrë në konsideratë shkresën me qëllim marrjen e vendimit për dhënien ose mosdhënien e pëlqimit paraprak.

“Letra e dorëzuar tek ne nuk tregon bazën ligjore mbi të cilën u vërtetua se Ukraina është një vend aleat në kuptimin e kësaj dispozite të Kushtetutës (Ukraina nuk është anëtare e asnjë aleance në të cilën është anëtare Kroacia”, thuhet mes tejrash.

Milanoviç kishte deklaruar edhe më parë se nuk do ta mbështesë Misionin EUMAM Ukraine, sepse siç vlerësonte ai, “do të nënkuptonte përfshirjen e Kroacisë në luftë”.

“Unë nuk e mbështes atë ide sepse nuk e mbështes përfshirjen e Kroacisë në këtë luftë më shumë se sa duhet. Kjo po e sjell luftën në Kroaci”, kishte alarmuar presidenti kroat.

Këshilli i Bashkimit Evropian, të hënën e 17 tetorit miratoi një vendim për krijimin e Misionit të Ndihmës Ushtarake të Bashkimit Evropian në Ukrainë (EUMAM Ukraine).

Në përgjigje të kërkesës së Ukrainës për mbështetje ushtarake, misioni do të sigurojë trajnime individuale, kolektive dhe të specializuara të Forcave të Armatosura.

Misioni EUMAM Ukraine do të operojë në territorin e shteteve anëtare të BE-së dhe do të ketë një Shtabi Operacional në Bruksel për të siguruar koordinimin e përgjithshëm në nivel strategjik.

Komandanti i misionit do të jetë zëvendës-admirali Hervé Blejean, drejtor i Forcës së Planifikimit dhe Operacionit Ushtarak (MPCC).

Mandati i misionit fillimisht do të zgjasë dy vjet, dhe referenca financiare për shpenzimet totale për këtë periudhë do të jetë 106 milionë e 700 mijë euro.

Këshilli i BE-së miratoi gjithashtu dhënien e 500 milionë eurove të tjera në kuadër të Fondit Evropian të Paqes për të mbështetur më tej aftësitë dhe stabilitetin e Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Kësti i gjashtë do të sjellë kontributin total të BE-së në fondin për Ukrainën në 3.1 miliardë euro.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

5 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

12 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

16 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

18 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago