Ditën e sotme në “ABC e mëngjesit” Prof. Dr. Genc Sulçebe ka folur për koronavirusin. Sulçebe theksoi se vendi ynë fatmirësisht nuk ka pasur nevojë për trajtime infektive.
Duke pasur parasysh situatën kaotike që u shkaktua në Lombardi , sipas tij kjo situatë në Shqipëri u evitua, për shkak se të moshuarit nuk ishin te ekspozuar, por të “fshehur” në shtëpi.
Prof. Sulçebe theksoi se COVID-19 është një infeksion që vetë shërohet dhe se asnjë medikament deri tani është zbuluar për shërimin e kësaj sëmundje. Më tej ai sqaroi se qytetarët duhet të kuptojnë që ky është një infeksion i fortë dhe në spital mund të paraqiten të sëmurët më rëndë që kanë nevojë për një trajtim intensiv.
“Piku i rrezikshëm nuk u realizua dhe tani jemi në gjendje të qëndrueshme. Me këtë ritëm besoj që mund të përballohet kjo epidemi duke sjellë edhe uljen e masave, në mënyrë që të kemi një bashkëjetesë me virusin.
E përjashtoni janarin apo shkurtin që virusi mund të ketë qenë në Shqipëri që në këtë periudhë?
“Mundësia është që të ketë ardhur nga Italia. Kjo është një sëmundje infektive dy javore dhe nuk përjashtohet që mund të ketë qarkulluar, por zyrtarisht i njohur është fillimi i marsit. Tani jemi në javësh e 7 dhe për mendimin tim ka kaluar piku.
Besoj që jemi drejtë stabilizimit të numrit të rasteve. Nuk e dimë se si do të shkojë, por kemi shumë asimptomatikë, dhe personat që e kalojnë sëmundjen pa një shenjë nuk e dimë se sa është. Testi aerologjik do të na jepte të dhëna të mësojmë se sa persona e kanë kaluar.
Ka të dhëna sporadike që kjo përqindje mund të shkojë nga 4 deri në 20% e popullatës e ka kaluar. Ne po shkojmë drejt asaj që trajtimi i infeksionit të trajtohet në shtëpi duke parandaluar përhapjen infeksionit që rrezikon shtresat më të prekshme”, theksoi ai.
Si ju duken teoritë e “mantusë”?
Sulçebe: Vendet të cilat vaksinën ë e turbekulozit e kanë të detyruar tashmë është fakt se infeksioni i këtij virusi kalon më lehtë. Vaksina e turbekulozit është një mikrob i dobësuar që të mos japë sëmundje, injektohet dhe jep një mbrojtje të kryqëzuar.
Mesa duket një hipotezë e tillë po faktohet nga dy studime që po realizohen në Holandë dhe Australi. Por, ende kjo hipoteze nuk ka një ndikim praktik.
Një faktor i rëndësishëm është se popullata e moshuar është shumë e grumbulluar në azile ku virusi futet dhe bën kërdinë” duke u përhapur sa më shumë. Fundi i majit , qershori do jenë rrezik për virusin. Ky virus mesa duket nuk e duron diellin.
Ndërsa sa i përket maskave ai theksoi se duhet të jenë të detyrueshme pasi sipas tij janë i vetmi mjet mbrojtës.
“Një maskë e shëndetit publik duhet të jetë e detyrueshme, ndërsa dorezat nuk janë të nevojshme pasi shumë e rëndësishme është larja e duarve. Virusi nuk qëndron në rërë, gurë apo det, por problemi qëndron të distanca. Por problemi qëndron te ambientet publike pasi aty janë vatrat e infeksionit, por me një edukatë të mirë anticovid, mund të shkohet në plazh pa pasur frikë”, u shpreh ai.