Hashim Thaçi ka mbërritur në Kosovë në orët e mbrëmjes. Në pikën kufitare në Morinë ai është pritur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK’së dhe qytetarë të shumë.
Thaçi i cili për katër ditë u intervistua nga Dhomat e Specializuara në Hagë, më parë tha se nesër do tu drejtohet qytetarëve lidhur me intervistimin e tij.
Me të hyrë në kufi ai ka përshëndetur qytetarët, ndërkohë eskorta e tij vazhdon të përcillet nga simpatizantë.
Thaçi u kthye nga Haga ku u intervistua nga Dhomat Speciale.
Muajin e kaluar Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.
Ende nuk është e qartë se kush bën pjesë në grupin e “të tjerëve”, siç i ka cilësuar Zyra e Prokurorit.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…