LAJME

A jemi në janar apo jo? Temperaturat e larta çudisin Europën, zhduket bora nga resortet e skive

Viti 2023 ka nisur me një mot krejt të pazakontë për stinën. Temperaturat e fillimit të janarit në të gjithë Europën kanë arritur në nivelet historike në një pjesë të mirë të shteteve.

BBC raporton se në Varshavë temperatura ishte 18,9 gradë celsius të dielën, ndërsa në Bilbao 25,1, mbi 10 gradë nga mesatarja e muajit.

Ndërkohë që në Europë njerëzit kanë shijuar rrezet e diellit, në Amerikën e Veriut vijojnë stuhitë e dëborës, që deri tani kanë marrë jetën e 60 njerëzve. Por ndërsa nga ajo anë e Atlantikut ngrica duket se ka pushtuar brigjet, në anën europiane panorama është e kundërt.

Temperaturat në Holandë, Lihtenshtejn, Lituani, Letoni, Çeki, Poloni, Danimarkë dhe Bjellorusi kanë thyer rekordet kombëtare për stinën. Temperatura të larta u regjistruan edhe në Gjermani, Francë e Ukrainë.

Në Zvicër, temperaturat arritën deri në 20 gradë celsius duke shkaktuar probleme të mëdha ekonomike në industrinë e turizmit dimëror, ku një pjesë e resorteve janë detyruar të përdorin borë artificiale për të mos humbur klientët, që janë mësuar të kalojnë pushimet dimërore duke bërë ski.

Megjithatë, jo gjithkund në Europë situata është kaq diellore. Në disa pjesë të Skandinavisë dhe Rusisë parashikohet të ketë reshje të dendura bore, ndërsa në Moskë parashikohet që temperaturat të zbresin deri në -20 gradë celsius në fundjavë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

8 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

11 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

11 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

13 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

13 orë ago