FOTO&VIDEO

A ka qenë virusi duke fjetur, profesori nga Universiteti i Oxford-it jep një tjetër këndvështrim

Që nga fundi i vitit të kaluar, kur pandemia shpërtheu dhe rastet e para u regjistruan në Wuhan të Kinës, ekspertët kanë dhënë teza të shumta lidhur me mënyrën se si mund të jetë përhapur.

Doktori Tom Jefferson nga Universiteti i Oksfordit beson se virusi mund të mos e ketë prejardhjen nga Kina.

Në një intervistë për “Telegraph”, ai është shprehur se koronavirusi mund të ketë qenë i fjetur dhe mund të jetë shfaqur në momentin kur kushtet e mjedisit kanë qenë të favorshme për të. Jefferson argumenton se ka dëshmi gjithmonë në rritje se virusi ekzistonte diku tjetër para se ai të shfaqej në Azi.

Një javë më parë, virologët spanjollë bënë të ditur se kishin arritur të gjenin gjurmë të virusit në mostrat e ujërave të zeza në mars të vitit 2019, nëntë muaj para se Covid-19 të zbulohej në Kinë. Po ashtu, edhe shkencëtarët italianë kanë gjetur mostra të koronavirusit në ujërat e zeza në Milano dhe Torino në mesin e dhjetorit, shumë javë para se të zbulohej rasti i parë. Mostra të tilla janë zbuluar edhe në Brazil në muajin nëntor.

“Shumë viruse qëndrojnë të fjetur në të gjithë globin dhe shfaqen kur kushtet janë të favorshme. Kjo do të thotë se ata edhe mund të zhduken. Ku shkoi Sars 1? Thjesht u zhduk. Unë mendoj se virusi ishte këtu. Këtu do të thotë kudo. Situata të ngjashme kanë ndodhur edhe me gripin spanjoll. Në vitin 1918, rreth 30% e popullsisë në Samoan Perëndimore vdiqën nga gripi spanjoll dhe ata nuk kishin pasur asnjë komunikim me botën e jashtme”, shprehet Tom Jefferson.

“Shpjegimi për këtë është se disa viruse nuk vijnë nga diku apo nuk shkojnë askund. Ata janë gjithmonë këtu dhe një faktor tjetër ndikon që ata të bëhen aktivë. Kjo është ajo që ne duhet të kërkojmë”.

Jefferson beson se virusi mund të transmetohet edhe nëpërmjet sistemit të kanalizimeve apo në ambientet e përbashkëta të tualeteve dhe jo vetëm përmes kontaktit, kollitjes apo teshtimës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

2 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

13 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

13 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

19 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

21 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

21 orë ago