Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni dhe dhuna, sa disa prej tyre thonë se do të preferonin të përballeshin me bombardimet sesa me burgjet e shtetit.
Në një intervistë për BBC, ajo tha se askush nuk dëshiron luftë, por situata e brendshme në vend ka qenë e padurueshme për shumë qytetarë.
“Askush nuk e pëlqen luftën, është e frikshme”, tha ajo. “Por ato dy muaj ishin aq të tmerrshëm sa njerëzit nuk mund ta përballonin më”, shtoi ajo, duke iu referuar shtypjes së dhunshme të protestave nga qeveria iraniane në fillim të këtij viti.
Sipas saj, disa qytetarë ndihen të dëshpëruar për shkak të frikës nga burgjet e Iran.
“Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike, ku ka tortura dhe dhunë seksuale,” tha ajo.
Gruaja shtoi se kjo situatë mund të jetë e vështirë për t’u kuptuar nga njerëzit që jetojnë jashtë vendit.
“Iranianët nuk janë luftënxitës dhe as të pamend”, theksoi ajo. “Ata thjesht kanë vuajtur aq shumë sa kanë arritur në kufirin e durimit dhe gjithçka që duan është një jetë normale”.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…