LAJME

A mund të dënohet me burgim të përjetshëm Beran A. në Austri?

19-vjeçari me prejardhje nga Gostivari, Beran A. dhe shoku i tij 17-vjeçar Luka K. me prejardhje nga Bosnja, të cilët po hetohen nga prokuroria publike e Wiener Neustadt si grup terrorist dhe pjesë të organizatës kriminale IS, janë në paraburgim për shkak të dyshimit se planifikonin të kryenin një vepër kriminale ndaj popullatës në Vjenë.

Por Beran, i dyshuari kryesor, i cili sipas autoriteteve të sigurisë, donte të shkaktonte gjakderdhje në koncertin e Taylor Swift, nuk mund të dënohet me burgim të përjetshëm në Austri.

Që nga 1 janari 2020, dënimet e përgjithshme në Austri zbatohen për të rinjtë, d.m.th. personat ndërmjet moshës 18 dhe 21 vjeç iu është rritur burgimi, por nuk zbatohet burgim i përjetshëm

Ekspertja e ligjit penal dhe avokatja e njohur në Austri, Astrid Wagner, deklaron për oe24.at: „Deri pak vite më parë kishte vetëm një dënim maksimal prej 15 vjetësh për autorët nën moshën 21 vjeç. Kjo tashmë është rritur në 20 vjet“, ka thënë ajo, përcjell albinfo.at.

Për shokun e tij, i cili ishte i punësuar në një firmë që kishte marrë përsipër ndërtimin e skenës së këngëtares Taylor Swift dhe mendohet se kishte marrë pjesë në një shoqatë lutjesh salafiste në Vjenë-Meidling, dënimët janë edhe më të ulëta.

Nga mosha 14 vjeç të rinjtë mbajnë përgjegjësi penale dhe përgjigjen për dëmshpërblim. Përpara se të dënojë një të ri, gjykata është e detyruar të kontrollojë nëse ai ose ajo ka qenë mjaft i pjekur në kohën e kryerjes së krimit për të kuptuar se krimi ka qenë i gabuar dhe të veprojë sipas këtij kuptimi. Nëse konstatohet se i riu nuk ishte i aftë për të kuptuar, ai/ajo nuk është i aftë të kryejë një krim dhe për rrjedhojë nuk është i dënueshëm

Vetëm gjysma e dënimit

Në shumë raste, diapazoni i dënimit sipas Ligjit për Gjykatën Rinore është më i ulët se për të rriturit. Të rinjtë sipas kuptimit të Ligjit për Gjykatën e Rinisë (JGG) janë persona ndërmjet moshës 14 dhe 18 vjeç. Në thelb, afati maksimal i mundshëm i burgimit për të rinjtë ulet në gjysmë dhe nuk ka asnjë minimum. Masa maksimale e gjobave gjithashtu do të ulet në gjysmë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

7 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

15 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

19 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

21 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago