POLITIKE

A mund të përjashtohet Turqia nga NATO-ja?

Operacioni ushtarak i Turqisë në veri të Sirisë i ka rënduar edhe më tej marrëdhëniet me NATO-n. Ndaj edhe thirrjet për përjashtimin e Turqisë nga aleanca po përforcohen: Krahas politkikanëve të majtë edhe kryetari i Grupit parlamentar të socialdemokratëve, Rolf Mützenich, e vë në pikëpyetje antarësimin turk në NATO.

Edhe një pjesë e gjerë e popullsisë gjermane janë për këtë: Në një sondazh të Institutit të Demoskopisë, YouGov mandatuar nga Agjencia Gjermane e Lajmeve, (DPA) 58 përqind e të anketuarve janë shprehur për përjashtimin e Turqisë nga NATO-ja, vetëm 18 për qind ishin kundër këtij opcioni.

Ku konsiston grindja?

Për Qeverinë turke operacioni ushtarak në veri të Sirisë ishte një sukses i madh: Me këtë është cënuar ndjeshëm krijimi i një shteti kurd. Përveç kësaj në bashkëpunim me forcat ruse është larguar nga kufiri siriano-turk milicia kurde, YPG e konsideruar prej Ankarasë si terroriste.

Operacioni është në interesin e politikës së Ankarasë për sigurinë. Njëkohësisht ky mision është në një situatë të qartë të konfliktit të interesit me shumicën e vendeve të NATO-s: Ndërhyrja ushtarake e ka forcuar të ashtuquajturin Shteti Islamik (IS)dhe ka lehtësuar arratinë e luftëtarëve IS, është kritika nga Perëndimi.

Ky operacion ka forcuar edhe konkurrenten më të madhe të NATO-s, Rusinë. Operacioni i ashtuquajtur “Burimi i paqes” e ka ndihmuar Moskën, të konsolidojë pozicionin e saj si fuqi e madhe në Siri dhe ta etablojë Sirinë si “shtet vasal” të Kremlinit.

Ndërkohë që shumica e vendeve të NATO-s e kritikojnë ashpër operacionin – madje ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas e konsideron atë si “shkelje të së drejtës ndërkombëtare”-, qeveria turke e vlerëson operacionin si luftë kundër terrorizmit. Nuk priten akuza, por një “shprehje solidariteti” prej partnerëve të NATO-s, u kundërpërgjigj ndaj kritikave ministri i Jashtëm turk.

Cili është prologu?

Tensionet mes Ankarasë dhe NATO-s muajt e fundit vazhdimisht kanë pasur ulje ngjitje. Veçanërisht grindja për sistemet ruse të raketave S-400 tregoi, se sa pak besim ka ndërkohë mes qeverisë turke dhe partnerëve të NATO-s. Kjo sepse Turqia vendosi kundër mbrojtjes së hapësirës së saj ajrore me një sistem amerikan raketash. Në vend të kësaj, Turqia bleu sistemin e armatimit S-400 nga kundërshtarja e NATO-s, Rusia.

Perëndimi ka rezerva sigurie në këtë kontekst. Druhet, se Kremlini përmes teknikës së radarëve S-400 mund të krijojë akses tek informacionet sekrete të NATO-s. Amerikanët në SHBA u indinjuan prej veprimit të mëvetësishëm të Ankarasë aq sa madje i vendosën një ultimatum partnerit të NATO-s duke e kërcënuar me sanksione ekonomike. Edhe ditën pas fillimit të ofensivës ushtarake turke, presidenti i SHBA-së kërcënoi personalisht homologun e tij Erdogan, se “do ta shkatërrojë ekonominë turke”.

Gjithashtu partnerët e NATO-s kanë shqetësim, se bashkëpunimi ushtarak dhe në politikën e jashtme me Moskën mund të nxisë largimin e Ankarasë nga aleanca me partnerët perëndimorë të aleancës. Ekspertët mendojnë, se presidenti rus me politikën e tij ndaj Turqisë përpiqet të përçajë NATO-n.

A mund të ketë së shpejti përjashtim të Turqisë nga NATO?

Një përjashtim i Turqisë nga NATO në aspektin ligjor nuk ka gjasa e madje është pothuajse i pamundur. Marrëveshja e NATO-s nuk parashikon që një vend të përjashtohet nga aleanca transatlantike. Por një vend anëtar sipas nenit 13 në marrëveshjen e NATO-s mund të shpallë vetë daljen prej saj.

Ish-ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel e ka quajtur si “të çuditshëm” një përjashtim të Turqisë. Përjashtimi i saj mund të bëjë që të krijohet “një rrezik i ri i madh sigurie në kufirin lindor të BE-së.”

Edhe në takimin e NATO-s javën e kaluar nuk pati shenja për izolim. Përkundrazi: rëndësia strategjike e Turqisë u theksua edhe më fort. Nuk është habi, sepse Turqia është për aleancën e rëndësishme – me pozicionin e saj gjeostrategjik mes Lindje e Perëndimit si një urë lidhëse. Pa Turqinë NATO do të ishte më pak e aftë për veprim – p .sh. në luftën kundër terrorit apo drejtimin e valës së refugjatëve. Po ashtu Turqia ka ushtrinë e dytë për nga madhësia ndër shtetet e NATO-s – një përjashtim i saj do t’i prekte ndjeshëm kapacitetet ushtarake të aleancës mbrojtëse.

A mund të dalë Turqia vetë nga NATO?

Edhe ky variant është i pamundur. Sepse mes aleancës mbrojtëse dhe Turqisë ka një varësi reciproke. NATO i hap Ankarasë një platformë bisedimesh me vendet më të fuqishme të botës. Turqia gjithashtu është shumë e izoluar në aspektin e politikës së jashtme. Këtë e tregon më së miri edhe operacioni ushtarak në veri të Sirisë. E gjithë bashkësia ndërkombëtare – madje edhe shtetet arabe e myslimane – ishin kundër operacionit. Mbrojtja ushtarake nga aleanca më e fortë ushtarake në botë është një faktor i pashmangshëm sigurie për një vend të izoluar si Turqia.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

11 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

18 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

22 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

24 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago