Lulzim Jashari, djali i komandatit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari është parë në një takim i shoqëruar me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas fotos së dërguar nga një lexuar, i biri i komandatit Adem Jashari ka qenë pjesëmarrës i një takimi të përbshkët me kandidatët për deputetë të këtij subjekti, Liburn Aliu, Gani Krasniqi dhe Enver Dugolli.
Ata janë fotografuar në familjen e heroit, Afrim Zhitija në fshatin Llugë të Podujevës.
Nuk dihet ende nëse ky takim është paralajmërim për zyrtarizimin e kalimit të Lulzim Jasharit në këtë subjekt politik, por ajo që duket e qartë është se ai po tregon afrimitet më përfaqësuesit e Vetëvëndosjes.
Djali i Komandantit Legjendar Ademi Jashari, Lulzim Jashari më herët ka qenë shumë kritik ndaj përfaqësuesve të institucioneve të vendit, sidomos sa i përket dialogut dhe marrëveshjeve me Serbinë duke thënë se “si mund të ketë pajtim me ata që mundohen ta zhdukin Kosovën”
Liburn Aliu i cili duket ta ketë ftuar Lulzim Jasharin është nip i Afrim Zhitisë.
Në shënimin e 30 vjetorit të rënies së Afrimit, zyrtarë të lartë të kësaj partie kishin thënë se me fitoren e VV-së u realizua endërra e dëshmorit Afrim Zhitija.
Edhe vëllai i Afrimit, Naim Zhitia më herët ishte në listat zgjedhore të këtij subjekti politik.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…