POLITIKE

A po i çon porosi LDK’së Albin Kurti duke e përkujtuar Skënderbeun

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kujtuar në 552 vjetorin e vdekjes heroin kombëtar, Gjergj Kastriotin.

Ndër të tjerash, Kurti ka shkruar se dallimi i mesjetës me kohën e tashme është një përkthim i paqendrueshëm, por, që shton se disa nga vlerat njerëzore e politike mund të përdoren edhe sot.

“Trimëria e tij e pashoq, aftësia e lartë ushtarake e pranuar edhe nga armiqtë, gatishmëria për t’u përballur me ushtri shumë më të forta, për të mbrojtur pavarësinë e tokës së tij, duke krijuar de-facto një shtet të pavarur arbëror”, ka shkruar lideri i LV-së, teksa ka kujtuar edhe fjalinë e famshme të Skenderbeut.

“Lirinë nuk ua solla unë, por atë e gjeta këtu midis jush. Kjo fjali edhe sot tingëllon progresiste”, shton ai.

I pari i Lëvzijes Vetëvendosje, ka folur edhe për angazhimin kolektiv, duke lënë të nënkuptohet se ky mund të jetë mesazh për situatën aktuale politike në vend dhe bisedimet me LDK-në.

“Individualizmi bazohet te liria, por liria mbërrihet vetëm prej angazhimit kolektiv, ajo banon te bashkësia. Individi duhet të bashkëpunojë, që të ecë përpara si individ. Fjalia e Skënderbeut duhet të jetë thënë vërtet, po të shohësh se ai e ndoqi parimin e bashkimit edhe me Besëlidhjen e Lezhës, ku u përpoq të mblidhte sa më shumë prijës arbër, minoritarë e disa aleatë fqinj, për ta bërë rezistencën. Po t’i kishte mbledhur të gjithë, po të kishin bashkëpunuar me disiplinë, mbase do të ishte themeluar një shtet edhe më jetëgjatë. Por, historia nuk bëhet me nëse, e koha nuk kthehet kurrë pas…”, ka shkruar Kurti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

10 orë ago