POLITIKE

A po i përdor Kremlini politikanët çeçenë për të goditur dominimin në rritje të shefit të mercenarëve të Wagner?

Kremlini mund të jetë duke përdorur politikanët çeçenë për të diskredituar dhe minuar dominimin në rritje të liderit të grupit më të fuqishëm mercenar të Rusisë, ka thënë një institut.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kritika të rënda u drejtuan dje në drejtim të Yevgeny Prigozhin dhe ai mund të përballët me vështirësi që të mbetet me ndikim pasi trupat e tij “janë liruar” nga luftimi për një qytet kyç, Bakhmut, sipas Institutit për Studimin e Luftës.

Ai raportoi se një anëtar çeçen i parlamentit rus, Adam Delimkhanov, i tha Prigozhin të ndalonte “bërtitjet” për furnizimet me municione, duke e quajtur atë “bloger” dhe duke vënë në pikëpyetje aftësinë e tij ushtarake.

ërsa kryetari i parlamentit çeçen Magomed Daudov tha se Prigozhin do të ishte vrarë për kritikat e tij ndaj ushtrisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndërsa trupat e tij tërhiqen nga Bakhmut dhe zëvendësohen nga njësi të ndryshme ruse, Prigozhin “mund ta gjejë veten në një pozicion më të cenueshëm sesa kur Kremlini u mbështet në forcat e tij për të pushtuar qytetin”, vlerëson ISW.

Pavarësisht të gjithave, Prigozhin tha se do të vazhdojë të shprehë opinionet e tij derisa zyrtarët e ministrisë ruse të mbrojtjes të ndëshkohen për gabimet e tyre gjatë planifikimit të pushtimit.

Madje, kreu i kompanisë ushtarake private ruse Wagner, ditë më parë ka nisur një sulm tjetër në drejtim të Ministrisë Ruse të Mbrojtjes pas një sulmi të supozuar me dron në Moskë.

Shefi mercenar – i cili ka qenë i përfshirë në një grindje të ashpër publike me udhëheqjen ushtarake të Rusisë – tha se Ministria ruse e Mbrojtjes nuk po bën “absolutisht asgjë” për të ndjekur zhvillimet në teknologjinë e dronëve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit dërgohet në Moskë për kurim

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…

1 orë ago
  • BREAKING NEWS

Lideri i ri iranian dërgohet në Moskë pas plagosjes në sulmin ajror

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…

3 orë ago
  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

5 orë ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

5 orë ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

11 orë ago
  • KRYESORE

Nga sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i Ligjit për Automjetet, për serbët me dokumente të strukturave paralele jo

Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…

11 orë ago